Me 67 vota pro zgjedhet Qeveria Kurti 2

22.03.2021

Në seancën e sotme të jashtëzakonshme, të udhëhequr nga kryeparlamentari, njëherit edhe u.d së presidentit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, me 67 vota pro, 30 kundër dhe pa asnjë abstenim është zgjedhur Qeveria Kurti 2, raporton SuharekaOnline. Pas një debati i cili pothuajse ka zgjatur më shumë se dy orë e gjysmë, deputetët e […]

Me 67 vota pro zgjedhet Qeveria Kurti 2 Foto: Ilustrim

Në seancën e sotme të jashtëzakonshme, të udhëhequr nga kryeparlamentari, njëherit edhe u.d së presidentit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, me 67 vota pro, 30 kundër dhe pa asnjë abstenim është zgjedhur Qeveria Kurti 2, raporton SuharekaOnline.

Pas një debati i cili pothuajse ka zgjatur më shumë se dy orë e gjysmë, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar Albin Kurtin për kryeministër dhe kabinetin e tij, i cili do të ketë tre zv.kryeministra dhe 14 ministra.

Ministrat e Qeverisë Kurti 2 janë:

Ministre e Ministrisë së Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Ministër i Ministrisë së Shëndetësisë, Arben Vitia

Ministre e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Tekonologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci

Ministër i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku

Ministër i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi

Ministër i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu

Ministër i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci

Ministër i Ministrisë së Mbrojtjes, Armend Mehaj

Ministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla

Ministre e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari

Ministre e Ministrisë së Ekonomisë, Artane Rizvanolli

Ministër i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiç

Ministër i Ministrisë për Zhvillim Rajonal, Fikrim Damka