Më 28 maj Shqipëria hap kufirin me Kosovën

22.05.2020

Shqipëria pritet që ta hapë kufirin me Kosovën më 28 maj, bëhet e ditur ngaburime zyrtare për Klan Kosovën. “Pra me 28, eventualisht në fund të muajit planifikohet të hapet kufiri me Kosovën”, thotë burimi brenda qeverisë shqiptare. Në ndërkohë edhe kryeministri shqiptar Edi Rama gjatë fjalimit të tij të djeshëm në Kuvend paralajmëroi se […]

Më 28 maj Shqipëria hap kufirin me Kosovën Foto: Ilustrim

Shqipëria pritet që ta hapë kufirin me Kosovën më 28 maj, bëhet e ditur ngaburime zyrtare për Klan Kosovën.

“Pra me 28, eventualisht në fund të muajit planifikohet të hapet kufiri me Kosovën”, thotë burimi brenda qeverisë shqiptare.

Në ndërkohë edhe kryeministri shqiptar Edi Rama gjatë fjalimit të tij të djeshëm në Kuvend paralajmëroi se Shqipëria brenda muajit maj do të jetë e hapur tërësisht nga masat e marra për pandeminë.

“Brenda majit, Shqipëria do të jetë e hapur tërësisht, kufijtë do të jenë hapur dhe ne do të përgatitemi për sezonin turistik”.