Më 28 Janar seanca fillestare mbi aktakuzën ‘Veteranët’

05.01.2019

Sylë Hoxha, Prokurori i Prokurorisë Speciale për Kallxo.com, konfirmoi se prokuroria ka pranuar ftesë për seancën fillestare, ku seanca fillestare mbi aktakuzën ‘Veteranët’ pritet të fillojë më 28 Janar. Aktakuza e njohur me emrin ‘Veteranët’, kjo aktakuzë është kundër 12 të pandehurve, ku kjo aktakuzë është ngritur nga Prokuroria Speciale e Kosovës, për veprën penale […]

Më 28 Janar seanca fillestare mbi aktakuzën ‘Veteranët’ Foto: Ilustrim

Sylë Hoxha, Prokurori i Prokurorisë Speciale për Kallxo.com, konfirmoi se prokuroria ka pranuar ftesë për seancën fillestare, ku seanca fillestare mbi aktakuzën ‘Veteranët’ pritet të fillojë më 28 Janar.

Aktakuza e njohur me emrin ‘Veteranët’, kjo aktakuzë është kundër 12 të pandehurve, ku kjo aktakuzë është ngritur nga Prokuroria Speciale e Kosovës, për veprën penale ‘Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar’.

Po ashtu, në atë aktakuzë Gjykata propozoi të lëshojë masën për ndalimin e pensioneve të cilët i kanë fituar në mënyrë jo të ligjshme si veteranë dhe luftëtarë të UÇK-së, ndalimi i pagesës së pensioneve do të jetë deri sa të bëhet përfundimi i procedurës penale.

Buxheti i Republikës së Kosovës është dëmtuar shumë, ku Prokuroria Speciale i siguroi provat, dhe nga ato prova të siguruara është vertetuar se nga pagesat jo të ligjshme për veteranët dhe luftëtarë të UÇK-së, buxheti i Kosovës u dëmtuar në vlerë rreth 68 milionë e 153 mijë e 533 euro e 14 cent.

Kjo aktakuzë është kthyer për qëllim që të qartësohet se si e kryen veprën penale këta të akuzuarit si: Nuredin Lushtaku, Ahmet Daku, Agim Çeku, Sadik Halitjaga, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari.

“Duke qenë se është fjala për një numër tejet të madh të personave, që e tejkalon shifrën prej 20.999, është plotësisht e qartë se vendosja lidhur me kërkesën pasurore juridike krahas procedurës penale do ta devalvonte çështjen penale si çështje të dorës së dytë dhe do ta zvarriste procedurën deri në pakufi, prandaj konsideroj që çështja e tillë të trajtohet në ndonjë procedurë tjetër me iniciativë të prokurorit“, thuhet në vendimin e Gjykatës, raporton Kallxo.com.