Të mërkurën u nënshkrua një memorandum mirëkuptimi nga Qeveria e Kosovës dhe Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Shërbime të Projekteve – UNOPS, ku ka për bazë regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në shtetin e Kosovës.
Ky projekt pritet të nisë në vitin 2021, ku do të zbatohet nga Agjencia e Statistikave e Kosovës dhe UNOPS, po ashtu do të menaxhojë fondin e krijuar për mbulimin e shpenzimeve të aktiviteteve të këtij projekti.
Sipas Zëvendëskryeministrit të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ky proces është me rëndësi kapitale.
Po ashtu ai tha se duhet një angazhim nga të gjithë që ky projekt të realizohet me profesionalizëm të lartë.
Më tutje, Hoxhaj shtoi se: “Zyra ime në bashkëpunim të ngushtë me ASK dhe UNOPS-in do të bëjnë përpjekje të përbashkëta për sigurimin e mjeteve të nevojshme për implementimin e suksesshëm dhe pa pengesa të projektit.
Kujtojmë se regjistrimi i popullsisë së Kosovës është bërë në vitin 2011, dhe sipas rezultateve ka dalur se Kosova ka 1.739.825 popullsi, duke përjashtuar Komunat me komunitete serbe si Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan si dhe pjesa veriore e Mitrovicës.