Më 16 shtator fillon fushata për zgjedhje lokale në Kosovë

17.06.2021

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka mbajtur sot mbledhjen e parë me kryetarin e ri, ku ka miratuar aktivitetet zgjedhore. Në këtë plan, janë të listuara të gjitha aktivitetet zgjedhore të cilat do të realizohen për përgatitjen e zgjedhjeve për kryetarë të komunave dhe për kuvende komunale. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që fushata […]

Më 16 shtator fillon fushata për zgjedhje lokale në Kosovë Foto: Ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka mbajtur sot mbledhjen e parë me kryetarin e ri, ku ka miratuar aktivitetet zgjedhore.

Në këtë plan, janë të listuara të gjitha aktivitetet zgjedhore të cilat do të realizohen për përgatitjen e zgjedhjeve për kryetarë të komunave dhe për kuvende komunale.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që fushata për zgjedhjet lokale të 17 tetorit të fillojë më 16 shtator dhe do të zgjasë deri më 15 tetor.

Ndërsa më 16 gusht, subjektet politike kanë afat për të paraqitur aplikimin e tyre për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhje dhe dorëzimin e emrave të kandidatëve.

Po ashtu, sipas këtij plani, 40 ditë është afati për aplikim për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës (10 korrik – 18 gusht), ndërsa periudha e votimit përmes postës për votuesit e regjistruar suksesshëm si votues jashtë Kosovës është 31 ditë (15 shtator – 15 tetor).