Më 15 nëntor nis sezoni dimëror, këto janë rregullat për drejtuesit e automjeteve

Nga 15 nëntori, automjetet dhe bashkësitë e mjeteve që marrin pjesë në trafikun rrugor në Kosovë duhet patjetër t’i kenë pajisjet dimërore.

Më 15 nëntor nis sezoni dimëror, këto janë rregullat për drejtuesit e automjeteve

Ligji për rregullat e trafikut rrugor parasheh dënime për shoferët që gjatë dimrit, periudhë që përfshin kohën ndërmjet 15 nëntorit dhe 15 marsit, ngasin automjetet e tyre pa pajisje dimërore.

Po ashtu, Ligji thotë se gjatë kushteve dimërore ndalohet qarkullimi i automjeteve dhe i bashkësisë së mjeteve të cilat nuk i kanë të vendosura pajisjet dimërore.

Kushtet dimërore, sipas ligjit, nënkuptojnë rastet kur rruga është e mbuluar me borë ose kur në rrugë ka akull.


Shoferi, që vozit automjet pa pajisje dimërore në të ashtuquajturin sezon dimëror, dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej 40 eurosh.

Sipas Ligjit, dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej 100 deri në 300 euro, edhe personi juridik apo institucioni publik në emër të të cilit dhe brenda autorizimeve të të cilit ka vepruar shoferi.

Por, çfarë përfshijnë konkretisht pajisjet dimërore? Çfarë saktësisht duhet të kenë shoferët në automjetet e tyre?

Sipas Udhëzimit administrativ për pajisje dimërore, të nxjerrë më 24 mars 2017, nga Ministria e Infrastrukturës, pajisjet dimërore për automjetet e udhëtarëve dhe mjetet transportuese deri në 3.5 tonë janë pneumatikët e dimrit në të gjitha rrotat.

Në mungesë të pneumatikëve të dimrit, automjetet e sipërpërmendura duhet t’i kenë pneumatikët verorë me thellësi minimale të sipërfaqes shkelëse prej 4 milimetrash, me zinxhirët e dëborës që vendosen në rrota tërheqëse.

Ndërkaq, pajisjet dimërore për autobus dhe mjete transportuese janë zinxhirët ose pneumatikët e dimrit të montuar në rrotat tërheqëse.

Udhëzimi thekson se autobusët dhe mjetet e transportit mbi 3.5 tonë, që nuk mund të vendosin zinxhirët e dëborës në rrota tërheqëse duhet të kenë pneumatikët e dimrit në rrota tërheqëse.

Penumatikët e dimrit janë të shënuar me shenjë M + S, MS, M & S, ose ndonjë shenjë tjetër identifikuese nga prodhuesi i pneumatikëve.

KOMENTE0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

N'minuta
Zëri i Qytetarëve
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Digjet një veturë në autostradë, afër fshatit Gelancë të Suharekës
Digjet një veturë në autostradë, afër fshatit Gelancë të Suharekës