Më 14 shtator seanca e radhës ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit

09.09.2021

Gjykata Speciale ka caktuar seancën e radhës përgatitore në çështjen ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Seanca e radhës ndaj ish-krerëve të UÇK-së është caktuar të mbahet më 14 shtator, me fillim nga ora 14:30. Gjykata Speciale në Hagës për hetimin e krimeve të […]

Më 14 shtator seanca e radhës ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit Foto: Ilustrim

Gjykata Speciale ka caktuar seancën e radhës përgatitore në çështjen ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Seanca e radhës ndaj ish-krerëve të UÇK-së është caktuar të mbahet më 14 shtator, me fillim nga ora 14:30.

Gjykata Speciale në Hagës për hetimin e krimeve të kryera gjatë luftës së Kosovës, në tetor të vitit të kaluar konfirmoi aktakuzën ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, nën dyshime për kryerjen e krimeve të luftës në Kosovë në 1998 dhe 1999.

Të gjithë ata janë në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit të kaluar.