Mbyllja e Lojërave të Fatit: Nait Hasani me porosi nga vëllai i Jetmir Aliajt!

  • 28.03.2019, 17:53

Në seancën e jashtëzakonshme për shqyrtimin e Ligjit për mbylljen e Lojërave të Fatit në fjalën e tij deputeti nga radhët e PDK-së, Nait Hasani ka thënë që e ka një porosi nga vëllai i të vrarit në njërën nga kazinotë në Suharekë.

Hasani tha se polici i cili dyshohet të ketë vrarë Jetmir Aliajn, ishte i akuzuar për dhunime seksuale, dhe që poashtu ishte i shtrirë në Klinikën e Neurologjisë në Prishtinë, dhe që prapë i ishin besuar armët.

“Kam një porosi nga vëllai i Jetmir Aliajt, ai më treguar se si polici ishte i akuzuar për dhunime seksuale, policia e ka kthyer prapë në punë. Ai ishte edhe i shtrirë në Klinikën e Neurologjisë në QKUK, dhe prapë është pranuar si polic dhe i është besuar arma. Po të ishte dënuar ai për dhunime seksuale nuk do të ndodhte vrasja, dhe një i sëmurë është lejuar të jetë pjesë e Policisë së Kosovës.


Ndërsa deputetë të tjerë kanë kërkuar edhe mbylljen e Lotarisë së Kosovës. “Prapë ka me pas bastore të cilat kanë me qenë nën kontraktorë të Lotarisë së Kosovës. Ose i mbyllim ose s’po i mbyllim. Me këtë ligj që lotaria e Kosovës t’i ketë mundësin për kontraktim. Ku e dimë sot që Lotaria e Kosovës nuk ka marrëveshje me ndonjë kompani private, ndoshta ka” ka thënë Liburn Aliu.

Të tjera