Vendimi i Qeverisë së Kosovës, për ndalimin e lojërave të fatit, sipas kryetarit të shoqatës, Istref Veliqit, lë pa punë 4 deri 5 mijë punëtorë.

“Janë 4 deri 5 mijë punëtorë. Jam në një pozitë shumë të pa lakmueshme, gjatë ditës kam mesazhe të ndryshme prej njerëzve që bën diçka, kanë kredia, kemi punuar. Unë personalisht kam mbi 150 punëtorë që punojnë mbi 10 vite, ku do të shkojnë ata? Ne do të ankohemi në të gjitha gjykatat e mundshme, vendore dhe ndërkombëtare”, ka thënë Veliqi në Rubikon.

Veliqi tha se nëse shikohen statistikat e dhjetë viteve të fundit, më së paku aksidente kanë ndodhur te lojërat e fati.

Ai madje përmendi edhe rastin e fundit në Suharekë.

E Kryeministri Ramush Haradinaj në konferencën e ditës së djeshme u pyet nga një gazetar se a do të mbesin të pa punë, punëtorët të cilët ishin duke punuar në lokale të lojërave të fatit.

“Pasojat e këqija janë më të mëdha se të mirat sa i përket lojërave të fatit. Ne e kemi kry punën tonë, tash e ka Kuvendi pjesën e vet. Sa i përket humbjeve të vendëve të punës të personave të cilët kanë mbijetuar me pagat me punën në lojërat e fatit, ne jemi të gatshëm me i punësu të githë ata që e kanë humbur punën”, ka thënë Haradinaj.