Mbyllja e KAZINOVE: Inspekcioni në aksion!

18.03.2019

Pas vrasjes së Jetmir Aliajt këtë të dielë në vendin e tij të punës në një kazino në fshatin Reshtan të Suharekës, sot është vë në aksion Insepktoriati i Komunës së Suharekës. Gjatë ditës inspektorët të shoqëruar nga drejtoresha Jehona Rrafshi kanë inspektuar pesë kazino që operojnë në Suharekë. Gjatë inspektimit të kazinove dy nga […]

Mbyllja e KAZINOVE: Inspekcioni në aksion! Foto: Ilustrim

Pas vrasjes së Jetmir Aliajt këtë të dielë në vendin e tij të punës në një kazino në fshatin Reshtan të Suharekës, sot është vë në aksion Insepktoriati i Komunës së Suharekës.

Gjatë ditës inspektorët të shoqëruar nga drejtoresha Jehona Rrafshi kanë inspektuar pesë kazino që operojnë në Suharekë.

Gjatë inspektimit të kazinove dy nga to kanë rezultuar të mbyllura. Ndërsa është njoftuar që kazinoja ky ishte vrarë Jetmir Aliaj është e licencuar nga ministria përkatëse dhe është e regjistruar si biznes.

Kjo ka ardhur si rezultat i një urdhërese mga kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj i cili ka urdhëruar Drejtorinē e Inspekcionit për inspektimin dhe mbylljen e lojërave të fatit.