Të gjithë maturantët e rajonit të Prizrenit që kishin planifikuar që të regjistroheshin në Universitetin Publik të Prizrenit, një gjë të tillë do ta kenë të pamundur.

Kjo për faktin se pas rekomandimeve ndërkombëtare, është vendosur përfundimisht që Universiteti i Pejës, Mitrovicës e Prizrenit do të mbyllen. Një vendim i tillë për mbylljen e këtyre tri universiteteve është ka marrë sot nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë.

Në mbledhjen e mbajtur sot është vendosur që të miratohet vendimi i propozuar nga ekspertët ndërkombëtarë. Pas këtij vendimi, Universiteti Publik i Mitrovicës, Universiteti i Pejës dhe Universiteti i Prizrenit nuk e kanë të drejtën për të regjistruar studentë në këtë vit akademik.

Për vendimin e Këshillit të Cilësisë për mbylljen e këtyre universiteteve ka reaguar kryeministri Ramush Haradinaj.

“Është i pa pranueshëm vendimi i Këshillit Shtetëror të Cilësisë për mbylljen e tri Universiteteve Publike; atij në Pejë, në Mitrovicë dhe në Prizren. Si kryeministër i vendit, e konsideroj të padrejtë mohimin e mundësisë për regjistrim të studentëve, duke ua humbur atyre vitin.Ndaj këtij rasti do të veprojmë menjëherë, duke ndërmarrë hapa konkret në zgjidhjen e kësaj situate” thuhet në reagimin e Haradinajt.

Kujtojmë se këto universiteti në qendra të ndryshme të Kosovës, u hapën në kohën kur Hashim Thaçi ishte kryeministër i Kosovës.