Mbyllet Mjekimi Intensiv Qendror për COVID-19 pas rënies së rasteve

29.09.2021

Si rrjedhojë e kësaj Shërbimi Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se Mjekimi Intensiv Qendror- COVID në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, është mbyllur të martën, pas rënies së numrit të pacientëve të prekur me COVID-19. Si rrjedhojë e përmirësimit të situatës, në funksion do të jetë vetëm Intensiva e Klinikës Infektive. Ndërkaq, me përfundimin […]

Mbyllet Mjekimi Intensiv Qendror për COVID-19 pas rënies së rasteve Foto: Ilustrim

Si rrjedhojë e kësaj Shërbimi Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se Mjekimi Intensiv Qendror- COVID në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, është mbyllur të martën, pas rënies së numrit të pacientëve të prekur me COVID-19.

Si rrjedhojë e përmirësimit të situatës, në funksion do të jetë vetëm Intensiva e Klinikës Infektive.

Ndërkaq, me përfundimin e dezinfektimit, Njësia Koronare do të kthehet në hapësirat e saj- të cilat, deri tash, ishin në shërbim të Mjekimit Intensiv Qendror-COVID.