Mbulimi i shpenzimeve të pagave mujore të punonjësve në vlerë prej 170 €, këto janë kushtet

Ministri në detyrë i Ministrisë së Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, sot ka aprovuar Planin Operacional për Pakon Fiskale Emergjente.

Sipas një njoftimi për media, theksohet se mori vendim për aprovimin e Planit Operacional për Pakon Fiskale Emergjente, por sipas këtij vendimi, obligohen të gjitha institucionet dhe njësitë përkatëse të propozojnë vendimet shtesë dhe të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për zbatimin e Planit Operacional për Implementimin e Pakos Fiskale Emergjente.

Masa 3 – Mbështetje financiare për shoqëritë tregtare që janë në vështirësi financiare si pasojë e rënies së veprimtarisë së tyre për shkak të situatës së emergjencës së shëndetit publik, si në vijim:

  • Me qëllim të zbatimit të Vendimit të Qeverisë, shoqëria tregtare do të interpretohet në kuptim të gjerë, duke përfshirë të gjithë punëdhënësit ( siç mund të jenë organizatat jo qeveritare, bashkësitë fetare dhe entitete të ngjashme) që plotësojnë kriteret e përcaktuara

(a) Mbulimi i shpenzimeve të pagave mujore të punonjësve në vlerë prej njëqind e shtatëdhjetë (170 €) euro, për muajin Prill dhe Maj, masë kjo deri në dyzet e një milion (41,000,000.00 €) euro;

1. Kjo masë vlen për pagat e muajit Mars dhe Prill por ekzekutimi i pagesës bëhet gjatë periudhës Prill dhe Maj
2. Për të përfituar nga kjo masë duhet të plotësohen kriteret, si në vijim
2.1. Punëdhënësi, përmes sistemit elektronik EDI, duhet të plotësojë dhe ngarkojë formularin dhe listën e dizajnuar nga ATK, më së largu deri më 15 Maj 2020;
2.2. Punëdhënësi duhet të dëshmojë që veprimtaria e tij është ndikuar negativisht direkt apo indirekt nga situata e emergjencës shëndetësore me vendimet e Qeverisë së Kosovës për parandalimin e përhapjes së virusit COVID19, qoftë duke dëshmuar që vepron me njërin nga kodet e veprimtarive në aneksin A të cilave u është ndërperë puna me urdhëresë të MEPTINIS, duke deklaruar se si kanë ndikuar vendimet e Qeverisë në rënien e të hyrave të tyre, duke dëshmuar vështirësitë financiare përmes librit të arkës, bilancit bankarë dhe dëshmi të tjera të ngjajshme;
2.3. I punësuari mund të përfitojë vetëm nëse i njëjti, është i deklaruar si primar në listë pagesën mujore të punëdhënësit, për periudhën shkurt, 2020;
2.4. I punësuari, duhet të posedojë llogari bankare valide në një nga bankat e licencuara nga Banka Qendrore e Kosovës;
3. Kjo pagë për qëllime të tatimit do të konsiderohet si pagë primare;
4. Kërkesat e dërguara nga punëdhënësit, do të shqyrtohen nga Komisioni i i përbashkët, i themeluar nga ATK dhe MEPTINIS, në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditë pune nga data e parashtrimit të kërkesës;
5. Lista e të punësuarve të cilëve ju është aprovuar kërkesa për të përfituar nga kjo pikë, do të dërgohet nga Komisioni në Thesar;
6. Thesari duhet të sigurohet që i punësuari mund të përfitojë vetëm një herë brenda një skeme një periudhe mujore.
7. Në rast se punëdhënësi ka ekzekutuar pagat e muajit Mars 2020, në tërësi edhe pse në vështirësi financiare, pjesa e pagës prej 170 euro për punëtorët do të kreditohet në llogarinë e punëdhënësit, si rimbursim i shpenzimeve, bazuar ne regjistrat e deklaruar ne ATK dhe verifikimeve shtesë që mund të mbështesin këtë deklarim. Në këtë rast pastaj paga e muajit Prill kreditohet në llogarinë e punëmarrësit.
8. ATK do të publikoj udhëzime shtesë me detajet se si bëhet dorëzimi i aplikacionit, plotësimi i formularit dhe dokumentet shtesë;
9. Mjetet në Masën 3a buxhetohen në MEPTINIS, në kategorinë e subvencioneve dhe transfereve.

(b) Subvencioni i qirasë deri në pesëdhjetë (50%) të vlerës së qirasë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, për muajin Prill dhe Maj, masë kjo në vlerë deri në dymbëdhjetë milion (12,000,000. 00€) euro; dhe

1. Për qëllime të vlerësimit të kritereve për këtë masë, ndërmarrjet klasifikohen në madhësi sipas numrit të punëtorëve;
2. Për të përfituar nga kjo masë duhet të plotësohen kriteret si në vijim:
2.1. Qiramarrësi, përmes sistemit elektronik EDI, duhet të plotësojë dhe ngarkojë formularin dhe listën e dizajnuar nga ATK, më së largu deri më 15 Maj 2020;
2.2. Qiramarrësi duhet të ngarkojë kontratën e qirasë në mes të qiradhënësit dhe qiramarrësit, e cila duhet të jetë e lidhur para datës 1 Mars 2020;
2.3. Qiramarrësi duhet të dëshmojë që veprimtaria e tij është ndikuar negativisht nga situata emergjente direkt apo indirekt me vendimet e Qeverisë rreth gjendjes së emergjencës shëndetësore, (ngjajshëm si dëshmitë në masën 3 pika b sipër) i cili më pas do të përfitojë subvencionim deri në 50% për pagesën e qirasë;
2.4. Qiradhënësi duhet të posedojë llogari bankare në një nga bankat komerciale të licencuara nga Banka Qendrore e Kosovës.
3. Pagesa e subvencionimit të qirasë do t’i paguhet në llogarinë bankare të qiradhënësit për të dy muajt;
4. Nga kjo masë nuk mund të përfitojnë qiramarrësit të cilët kanë parapaguar qiranë vjetore, vetëm ata që e kanë obligimin e qirasë të papaguar për dy muaj që nga fillimi i pandemisë.
5. Kërkesat e dërguara nga qiramarrësit, do të shqyrtohen nga Komisioni i përbashkët i themeluar nga ATK dhe MEPTINIS, në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditë pune nga data e parashtrimit të kërkesës;
6. Lista e qiradhënësve të cilëve ju është aprovuar kërkesa për të përfituar nga kjo pikë, do të dërgohet nga komisioni në Thesar;
7. Thesari në konsultim me ATK duhet të sigurohet që të mbajë tatimin në burim prej nëntë përqind (9%), në momentin e pagesës së këtij subvencioni. 8. Mjetet në Masën 3b buxhetohen në MEPTINIS, në kategorinë e subvencioneve dhe transfereve.

(c) Mbulimi i vlerës së kontributeve pensionale për pagat lidhur me masat e parapara me këtë vendim për muajin Prill dhe Maj, deri në vlerë prej tetë milion (8,000,000.00 €) euro;

1. Personave të cilët përfitojnë nga pika a) e kësaj mase do të ju paguhen kontributet pensionale në emër të punëdhënësit dhe të punësuarit dhe obligimi tatimor me qëllim që në fund, i punësuari të marrë pagën neto prej 170 euro.
2. Personave të cilët përfitojnë paga nga masa 14 e këtij vendimi do të ju paguhen kontributet pensionale në emër të punëdhënësit dhe të punësuarit me qëllim që në fund, i punësuari të marrë pagën neto prej 130 euro që është caktuar me këtë vendim.
3. Mjetet e parapara në Masën 3c buxhetohen në MEPTINIS, në kategorinë e subvencioneve dhe transfereve.

RAPORTO