Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) pasi ka mbledhur anëtarët e saj pritet që të shqyrtohet vendimi i Gjykatës Supreme për votat e diasporës të cilat kanë arritur pas afatit ligjor.

Votat e diasporës që kanë ardhur pas afatit janë gjithsej 4 mijë e 639 vota, e që ‘fati’ i tyre do të dihet sot nga PZAP-i, raporton EkonomiaOnline.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) mbledhjen e tyre janë duke e mbajtur me dyer të mbyllura si dhe mediat nuk janë lejuar të marrin pamje nga ky takim.

Ndërsa pas përfundimit të mbledhjes, zyrtarët e PZAP-it pritet të dalin me një qëndrim në lidhje me vendimin e Gjykatës Supreme.

Vlenë të theksohet se në këtë takim po marrin pjesë edhe disa gjyqtarë të Gjykatës Supreme.