Mblidhet LDK-ja, flitet për zgjedhjet në parti

Mblidhet LDK-ja, flitet për zgjedhjet në parti

Para pak çastesh ka filluar takimi i partisë Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ku në këtë takim sipas burimeve thuhet se do të diskutohet më shumë për zgjedhjet në parti të cila do të mbahen më 3 gusht.

Më saktësisht mbledhja e Kryesisë së LDK-së ka filluar në orën 13:30, ku kjo mbledhje po kryesohet nga kryetari aktual i partisë, Isa Mustafa.

Kjo mbledhje e Lidhjes Demokratike të Kosovës po mbahet në selinë qendrore në Prishtinë.

Në këtë takim që po zhvillohet pritet që të definohet agjenda dy ditë para mbajtjes së zgjedhjeve të partisë për kryetar dhe zhvillime të fundit politike.

Bëhet e ditur se të shtunën me fillim prej orës 10:00, mbahet kuvendi zgjedhor, i nënti me radhë, kurse regjistrimi i delegatëve do të fillojë nga ora 09:00.

RAPORTO