Mbledhen mjetet e mjaftueshme për shërimin e Kaltrina Zhushit në Gjermani

Kaltrina Zhushi është diagnostifikuar me sëmundjen e rrallë të Encephalitis Autoimuna Anti NMDAR.

Kjo sëmundje atakon sistemin nervor dhe vështirëson funksionimin e rregullt të trupit. Kjo sëmundje ka kosto të lartë dhe nuk mund të trajtohet në Kosovë.

Prandaj familjet Zhushi dhe Gjonbalaj/ Hasanaj, bashkë me shoqërinë e saj e kanë nisur një kampanjë përmes së cilës synojmë të mbledhim fonde të cilat do të mundësonin sigurimin e terapisë së nevojshme për Kaltrinën.

Kaltrina, këtë të mërkurë do të niset për trajtim në Gjermani, saktësisht në një prej spitaleve të neurologjisë në qytetin e Berlinit. Gjendja momentale e Kaltrinës është stabile, çka po na jep shpresë se udhëtimi dhe trajtimi i saj do të ketë sukses të plotë.

Në emër të familjes Zhushi, Tetes Zalbonë dhe Axhës Bekim dhe vetë Kaltrinës, duam të ju falenderojmë për kontributin tuaj gjatë kampanjës Reagimi i të gjithëve në ndihmë të Kaltrinës ka qenë inspirues për ne si shoqëri dhe familjen e Kaltrinës, bashkë me secilin prej jush kemi arritur në kohë rekorde të mbledhim sasinë e nevojshme për të nisur trajtimin për Kaltrinën.

Për hirë të transparencës, duam të ju njoftojmë se shuma e përgjithshme e mbledhur gjatë kampanjës kapë vlerën prej 34 mijë e 643 euro e 70 cent (pa llogaritur mbledhjen e fondeve nga IPKO dhe VALA procesimi i të hyrave nga këto dy kanale nuk është bërë ende). Sipas kalkulimeve konsiderojmë se këto mjete do të jenë të mjaftueshme për të përmbyllur trajtimin e saj dhe shpresojmë që nuk do të kemi nevojë për grumbullim fondesh të tjera. Poashtu familja Zhushi njofton se çdo cent i pashpenzuar do të shpërndahet te kategoritë e cenushme të shoqërisë, ose në raste të ngjashme të cilat kërkojnë trajtim jashtë vendi.

Sipas kalkulimeve konsiderojmë se këto mjete do të jenë të mjaftueshme për të përmbyllur trajtimin e saj dhe shpresojmë që nuk do të kemi nevojë për grumbullim fondesh të tjera. Poashtu familja Zhushi njofton se çdo cent i pashpenzuar do të shpërndahet te kategoritë e cenushme të shoqërisë, ose në raste të ngjashme të cilat kërkojnë trajtim jashtë vendi.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.