Mbi 94 milionë persona të shëruar nga COVID-19 në botë

11.03.2021

Sipas faqes botërore të statistikave, Worldmeters bëhet e ditur se që nga fillimi i pandemisë me COVID-19 deri më tani janë janë infektuar 118 milionë e 740 mijë e 261 persona. Ndërsa, 94 milionë e 326 mijë e 519 persona janë shëruar dhe janë regjistruar 2 milionë e 634 mijë viktima nga ky virus. Amerika […]

Mbi 94 milionë persona të shëruar nga COVID-19 në botë Foto: Ilustrim

Sipas faqes botërore të statistikave, Worldmeters bëhet e ditur se që nga fillimi i pandemisë me COVID-19 deri më tani janë janë infektuar 118 milionë e 740 mijë e 261 persona.

Ndërsa, 94 milionë e 326 mijë e 519 persona janë shëruar dhe janë regjistruar 2 milionë e 634 mijë viktima nga ky virus.

Amerika prinë me numrin më të madh të infektuarve me Covid-19 në botë, me gjithsej 29 milionë e 862 mijë e 124 raste, pastaj India me 11 milionë e 285 mijë e 561 raste dhe Brazili me 11 milionë e 205 mijë e 972 raste.

Rikujtojmë se në Kosovë numri i të infektuarve me COVID-19, nga dita në ditë po shënon rritje.

Që nga muaji mars i vitit të kaluar deri më sot në Kosovë janë regjistruar 74.748 raste pozitive, fatkeqësisht prej tyre 1,674 e kanë humbur betejën me COVID-19 dhe 62.983 janë shëruar.