Mbi 900 persona vizituan muzeun dhe dy shtëpitë muze në Suharekë

04.11.2022

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Kulturës” për vitin 2021. Në statistikat e ASK-së ndër tjerash publikohen statistika për aktivitetet e e teatrove, shtëpive të kulturës, galerive, muzeve, bibliotekave, kinemave, baletit, filarmonisë, ansamblit dhe qendrës kulturore për fëmijë. Nga këto të dhëna që ka siguruar SuharekaOnline e që përfshijnë të gjithë […]

Mbi 900 persona vizituan muzeun dhe dy shtëpitë muze në Suharekë Foto: Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Kulturës” për vitin 2021.

Në statistikat e ASK-së ndër tjerash publikohen statistika për aktivitetet e e teatrove, shtëpive të kulturës, galerive, muzeve, bibliotekave, kinemave, baletit, filarmonisë, ansamblit dhe qendrës kulturore për fëmijë.

Nga këto të dhëna që ka siguruar SuharekaOnline e që përfshijnë të gjithë komunat e Kosovës bëhet e ditur se gjatë vitit 2021 numri i muzeve dhe shtëpive muze ishte 65, nërsa numri i vizitorëve ishte 46,392.

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë të ditur se në Komunën e Suharekës gjatë vitit 2021 Muzeun e Suharekës dhe dy shtëpitë muze e kanë vizituar gjithsej 950 persona.

Duke krahasuar statistikat e vitit 2021 me ato të vitit 2019 bëhet e ditur se numri i vizitorëve që ia ka hapur dyert muzeut është rritur dukshëm.

Rikujtojmë se në vitin 2019 në Muzeun e Suharekës ishin regjistruar vetëm 200 vizitor.