Mbi 90 përqind e mësimdhënësve janë vaksinuar kundër COVID-19

01.10.2021

Zëvendësministrja e Arsimit, Edona Maloku-Bërdyna ka theksuar se tridhjetë e nëntë (39) shkolla janë duke e organizuar mësimin në skenarin e rikthimit dhe 22 në grupe. Po ashtu, zv.ministrja Maloku-Bërdyna është pyetur në lidhje me organizimet që janë duke u bërë në shkollat, ku edhe do të organizohet procesi zgjedhor, për zgjedhjet lokale të 17 […]

Mbi 90 përqind e mësimdhënësve janë vaksinuar kundër COVID-19 Foto: Ilustrim

Zëvendësministrja e Arsimit, Edona Maloku-Bërdyna ka theksuar se tridhjetë e nëntë (39) shkolla janë duke e organizuar mësimin në skenarin e rikthimit dhe 22 në grupe.

Po ashtu, zv.ministrja Maloku-Bërdyna është pyetur në lidhje me organizimet që janë duke u bërë në shkollat, ku edhe do të organizohet procesi zgjedhor, për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

“Planifikimi do të bëhet me institucionet e linjës. Për momentin nuk kemi një vendim rreth kësaj”, ka thënë ajo.

Gjithashtu, ajo u ka bërë thirrje nxënësve dhe mësimdhënësve që të respektojnë masat anti-COVID që janë në fuqi.

“Për të vijuar me këtë skenar, ju bëjmë thirrje nxënësve dhe mësimdhënësve që të respektojnë të gjitha masat anti-COVID”, ka thënë ajo.

Zëvendësministrja e Arsimit ka folur edhe për shpërndarjen e teksteve shkollore, ku ka theksuar se për klasat 3 dhe 8, këtë vit janë tekstet e reja.

“Për klasat 3 dhe 8, këtë vit janë tekstet e reja. Ekipet e MASHTI-të sot kanë dalur në terren për të parë se si po shkon procesi i shpërndarjes së teksteve shkollore. Mbi 90 përqind e mësimdhënësve dhe stafit tjetër janë të vaksinuar”, ka shtuar ajo.