Mbi 90 mijë qytetarë të vaksinuar plotësisht ndaj COVID-19

19.07.2021

Është duke vazhduar procesi i vaksinimit ndaj COVID-19 për qytetarët e Kosovës. Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se në vendin tonë që nga fillimi i vaksinimit e deri më tani janë vaksinuar 220 mijë e 250 qytetarë. Ndërsa sa i përket vaksinimit me dy dozat, bëhet e ditur se deri tani 90 mijë e […]

Mbi 90 mijë qytetarë të vaksinuar plotësisht ndaj COVID-19 Foto: Ilustrim

Është duke vazhduar procesi i vaksinimit ndaj COVID-19 për qytetarët e Kosovës.

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se në vendin tonë që nga fillimi i vaksinimit e deri më tani janë vaksinuar 220 mijë e 250 qytetarë.

Ndërsa sa i përket vaksinimit me dy dozat, bëhet e ditur se deri tani 90 mijë e 165 qytetarë kanë marrë dozën e dytë të vaksinës.

Ndërsa numri total i dozave të administruara është 310 mijë e 415.

Kujtojmë se caktimi i terminit për vaksinim është bërë i mundur edhe për qytetarët mbi moshën 18 vjeçare.