Mbi 9 mijë persona nënshkruan peticionin për lejimin e bartjes së shamisë në shkolla

11.08.2022

Po ashtu, para disa dite edhe Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) i është drejtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencë, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) me kërkesë që të lejohet bartja e shamisë në shkollat e vendit. Përmes një komunikate për media, nga BIK-u kishin thënë se kjo kërkesë është e kamotshme […]

Mbi 9 mijë persona nënshkruan peticionin për lejimin e bartjes së shamisë në shkolla Foto: Ilustrim

Po ashtu, para disa dite edhe Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) i është drejtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencë, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) me kërkesë që të lejohet bartja e shamisë në shkollat e vendit.

Përmes një komunikate për media, nga BIK-u kishin thënë se kjo kërkesë është e kamotshme dhe se me të nuk duhet politizuar e as polarizuar, por duhet trajtuar me përgjegjësi si dhe korrektësi maksimale.

Nga BIK-u kanë kërkuar që të shfuquzohet e tëra pika 1.13 e nenit 3, në Udhëzimin Administrativ 06/2014, ngase është diskriminuese, dhe si e tillë sipas tyre në disa raste ka pasur tentime që duke u thirr në këtë udhëzim t’u mohohet e drejta e shkollimit të nxënësve që bartin shaminë.

Ndërkaq, tashmë është hapur edhe një peticion elektronik, ku kërkohet ndryshimi i Udhëzimit Administrativ për bartjen e shamisë në objekte shkollore.

Deri tani këtë peticion elektronik e kanë nënshkruar mbi 9 mijë e 780 persona.

Më 1 gusht në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) është dorëzuar kërkesa zyrtare për ndryshimin e Udhëzimit Administrativ të lartëcekur, ku është kërkuar anulimi i nenit 3, paragrafi 1.3, i Udhëzimit Administrativ nr, 06/2014.

Kurse nga Ministria e Arsimit e udhëhequr nga ministrja Arbërie Nagavci kanë theksuar se “neni 3, paragrafi 1.13 i Udhëzimit Administrativ Nr. 06/2014 ndalon bartjen e uniformës fetare në shkolla, kjo sepse shkolla jonë është sekulare. Krahas shtetit sekular, e drejta për shkollim nuk mund t’i mohohet askujt, nga askush”.

Ndryshe, nga BIK-u kanë kërkuar nga organet kompetente, Ministria e Arsimit, Shkencës e Teknologjisë, si dhe nga kryeministri Albin Kurti, që sa më parë ta anulojnë këtë vendim, që në vete është diskriminues ndaj qytetareve të Kosovës – fëmijëve tanë.