“Mbi 80 mjekë do të largohen nga Kosova, 600 profesionistë shëndetësor janë të papunë”
Sejdiu ka thënë se ky numër prej 80 mjekësh mund të rritet në 200 deri në fund të vitit, duke shtuar se 600 profesionistë shëndetësor janë të papunë. Ai ka theksuar se spitalet kanë nevojë për mjek, ndonëse janë marrë mbi një mijë specializime shumë prej tyre nuk kanë nisur punën ngase kanë dal jashtë […]
Sejdiu ka thënë se ky numër prej 80 mjekësh mund të rritet në 200 deri në fund të vitit, duke shtuar se 600 profesionistë shëndetësor janë të papunë.
Ai ka theksuar se spitalet kanë nevojë për mjek, ndonëse janë marrë mbi një mijë specializime shumë prej tyre nuk kanë nisur punën ngase kanë dal jashtë vendit.
Kryetari i Odës së Mjekëve ka shtuar se nuk po sheh hap ndaj ndaljes.
“Nuk po shoh hap ndaj ndaljes. Dhe tani kemi mbi 80 mjekë të ri dhe i kanë siguruar vendet e punës dhe do të largohen. Ky numër do të vazhdojë të rritet ku 200 mjekë deri në fund të vitit do të shkojnë jashtë vendit. Afër 600 mjekë janë të papunë. Ka vende të punës, duhet buxheti dhe sistematizimi i tyre në spitale”, tha ai për EkonomiaOnline.
Po ashtu, Pleurat Sejdiu ka kërkuar që ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi të dalë me disa propozime konkrete, për gjendjen kaotike në shëndetësi.
Ai shtoi se janë duke pritur që brenda dy javësh i pari i Shëndetësisë të tregojë hapat e parë që do të marrë kjo ministri.
Sejdiu ka bërë të ditur se i kanë dërguar disa ide dhe jo të shkojnë me ato afatgjate, dhe se kanë dhënë pasqyre se çka duhet që të ecet përpara me tri akter gjëra.
“Unë ministrin Latifi e arsyetoj deri më tani sepse edhe unë do ta incizoja gjendjen sepse ka trashëguar gjendje kaotike. Dhe do t’i kërkojë ministri që të dalë me propozime konkrete. Ministri ka thënë se gjatë dy javëve do të dalë me propozime konkrete. Ne i kemi dërguar disa ide dhe jo të shkojmë me ato afatgjate. Dhe kemi dhënë pasqyre se çka duhet të ecim përpara me tri akter gjëra dhe po presim dy javë që të dalë me propozime konkrete hapat e parë që duhet të merren”, tha Sejdiu.