Mbi 80 mijë persona vaksinohen kundër COVID-19 në Kosovë

Mbi 80 mijë persona vaksinohen kundër COVID-19 në Kosovë
Çlirim Gashi

06.06.2021 / Lajme

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjithsej 80 mijë e 126 persona janë vaksinuar deri tani kundër COVID-19 në botë.

Sipas MSH’së, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë vaksinuar 1 mijë e 647 persona.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.647 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 80.126 doza të vaksinës”, është thënë nga MSH.

Ndërsa, kujtojmë që nga 15 qershori në vend pritet të filloj vaksinimi masiv i qytetarëve

RAPORTO