Mbi 8 mijë raste aktive me Coronavirus, qeveria sot vendos për masat e reja anti-COVID

11.11.2020

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovës dje njoftoi për 596 raste të reja me COVID-19, ku 8 prej tyre janë nga Komuna e Suharekës. IKSHPK-ja dje njoftoi se janë regjistruar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 2 raste (72 dhe 50 vjeç), Prizren 2 raste […]

Mbi 8 mijë raste aktive me Coronavirus, qeveria sot vendos për masat e reja anti-COVID Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovës dje njoftoi për 596 raste të reja me COVID-19, ku 8 prej tyre janë nga Komuna e Suharekës.

IKSHPK-ja dje njoftoi se janë regjistruar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 2 raste (72 dhe 50 vjeç), Prizren 2 raste (70 dhe 67 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (58 vjeç).

Gjithashtu, dje janë shëruar 136 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 16.362 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8.253.

Ndërsa numri total i rasteve pozitive është 25.388 raste nga 110.041 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 773 raste të vdekjes.

Qeveria e Kosovës pritet t’i miratojë sot në orën 12:00 masat e reja kundër përhapjes së koronavirusit, në Kosovë.

Masat e reja do të prekin më së shumti sektorin e gastronomisë, pasi që pritet të ketë kufizim veprimi.

“Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, mban një konferencë shtypi, lidhur me masat e reja antiCovid-19. (Ndërtesa e Qeverisë), ora 12:00”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.