Mbi 78 mijë qytetarë të vaksinuar plotësisht ndaj COVID-19

Mbi 78 mijë qytetarë të vaksinuar plotësisht ndaj COVID-19
Fjolla Hoxha

16.07.2021 / Lajme

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar 4 raste të reja me COVID-19, ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

“Nga 1.467 testime, 4 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.514. Në total numri i rasteve aktive është 105.”, thuhet në njoftimin e MSh-së.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 11 mijë e 513 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 293 mijë e 693 doza të vaksinës.

Deri më sot 78 mijë e 298 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

LEXO EDHE:  Dy raste aktive me COVID-19 në Suharekë, 582 në tërë Kosovën

Nga tani në Physio Cure Clinic edhe trajtim i rrudhave, pikave të zeza dhe gjithçka për fytyrën tuaj

Pastrimi i fytyrës shërben për mirëmbajtjen e shëndetit të lëkures, kryerjen normale të funksioneve të qelizave si dhe ndriçimin e...

Lexo më shumë

Të fundit