Mbi 71 milionë raste me COVID-19 në botë

12.12.2020

Numri i rasteve me COVID-19 në mbarë botën ka arritur në mbi 71 milionë, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë. Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, deri më tani në mbarë botën janë regjistruar 71,168,090 raste me COVID-19, që […]

Mbi 71 milionë raste me COVID-19 në botë Foto: Ilustrim

Numri i rasteve me COVID-19 në mbarë botën ka arritur në mbi 71 milionë, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, deri më tani në mbarë botën janë regjistruar 71,168,090 raste me COVID-19, që për herë të parë u shfaq në Wuhan të Kinës dhe më pas u përhap në të gjithë botën.

Numri më i madh i rasteve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 16 137 040 raste deri më tani, e cila pasohet nga India (9 826 031), Brazili (6 794 910), Rusia (2 597 711), Franca (2 351 372), Britania e Madhe (1 809 455), Italia (1 805 873), Turqia (1 780 673), Spanja (1 741 439), Argjentina (1 482 216), Kolumbia (1 399 911) dhe Gjermania (1 290 135), transmeton kp.

Për shkak të COVID-19 deri më tani në mbarë botën kanë humbur jetën 1 597 048 persona ndërsa 49 412 357 janë shëruar.

Ndërsa në Kosovë numri total i rasteve pozitive është 45,594, kurse numri i rasteve aktive është 11,922.