Mbi 7 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

15.02.2021

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së dielë janë konfirmuar 246 raste pozitive me COVID-19. IKSHPK-ja po ashtu ka bërë të ditur se në Komunën e Suharekës gjatë ditës së dielë janë identifikuar 5 raste pozitive me COVID-19, shkruan SuharekaOnline. Gjithashtu, janë shëruar 201 pacientë derisa numri i përgjithshëm […]

Mbi 7 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së dielë janë konfirmuar 246 raste pozitive me COVID-19.

IKSHPK-ja po ashtu ka bërë të ditur se në Komunën e Suharekës gjatë ditës së dielë janë identifikuar 5 raste pozitive me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

Gjithashtu, janë shëruar 201 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 55.761 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.036.

Ndërsa, numri total i rasteve pozitive është 64.341 raste nga 266.585 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.544 raste të vdekjes.