Mbi 7 mijë raste aktive me COVID-19, IKSHPK: respektoni masat, mos e nënvlersoni virusin

09.11.2020

Institui Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë dje ka njoftuar për numër rekord të rasteve me COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit IKSHPK-ja njofton se janë testuar 1,794 persona ku prej të cilëve 730 kanë rezultuar pozitiv me virusin korona. Në Komunën e Suharekës brenda 24 orëve të fundit janë identifikuar 7 raste të reja […]

Mbi 7 mijë raste aktive me COVID-19, IKSHPK: respektoni masat, mos e nënvlersoni virusin Foto: Ilustrim

Institui Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë dje ka njoftuar për numër rekord të rasteve me COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit IKSHPK-ja njofton se janë testuar 1,794 persona ku prej të cilëve 730 kanë rezultuar pozitiv me virusin korona.

Në Komunën e Suharekës brenda 24 orëve të fundit janë identifikuar 7 raste të reja me COVID-19, me vendbanimet: 1 në Krushicë të Epërme, 1 në Leshan dhe 5 në Suharekë.

Ndërsa, rastet tjera vijnë nga këto komuna: Prishtinë 312 raste, komuna Ferizaj 73 raste, komuna Gjilan 48 raste, komuna Podujevë 39 raste, Prizren 33 raste, komuna Gjakovë 31 raste, komuna Pejë 26 raste, komuna Fushë Kosovë 21 raste, komuna Viti 15 raste, komuna Deçan 13 raste, komuna Mitrovicë 12 raste, komuna Lipjan 11 raste, komuna Shtime 11 raste, komuna Novobërdë 10 raste, komuna Skenderaj 10 raste, komuna komuna Vushtrri 9 raste, komuna Kamenicë 8 raste, komuna Klinë 8 raste, komuna Kaçanik 6 raste, komuna Obiliq 6 raste, komuna Rahovec 6 raste, komuna Drenas 5 raste, komuna Malishevë 5 raste, komuna Istog 3 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë dhe Hani i Elezit.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 75 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 16,122 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7,278.

IKSHPK-ja njofton se brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Kamenicë 2 raste (76 dhe 70 vjeç), Prishtinë 2 raste (78 dhe 71 vjeç), Vushtrri 2 raste (82 dhe 77 vjeç), Gjilan 1 rast (58 vjeç), Pejë 1 rast (62 vjeç), Prizren 1 rast (58 vjeç), Rahovec 1 rast (66 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (71 vjeç).