Mbi 7 mijë raste aktive dhe mbi 44 mijë të shëruar nga COVID-19 në Kosovë

08.01.2021

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së enjte janë identifikuar 309 raste të reja me COVID-19. IKSHPK-ja ka njoftuar se gjatë ditës së enjte në Komunën e Suharekës janë identifikuar 4 raste të reja me COVID-19. Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 601 pacientë derisa numri i […]

Mbi 7 mijë raste aktive dhe mbi 44 mijë të shëruar nga COVID-19 në Kosovë Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së enjte janë identifikuar 309 raste të reja me COVID-19.

IKSHPK-ja ka njoftuar se gjatë ditës së enjte në Komunën e Suharekës janë identifikuar 4 raste të reja me COVID-19.

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 601 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 44.436 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.144.

Ndërsa, numri total i rasteve pozitive është 52.943 raste nga 192.296 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.363 raste të vdekjes.