Mbi 7 mijë raste aktive dhe 1.540 viktima nga COVID-19 në Kosovë

13.02.2021

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së premte janë konfirmuar 372 raste pozitive me COVID-19 dhe janë regjistruar 6 viktima. IKSHPK-ja ka bërë të ditur se gjatë ditës së enjte në Komunën e Suharekës janë identifikuar 9 raste pozitive me COVID-19, shkruan SuharekaOnline. Rastet tjera pozitive janë nga komunat: […]

Mbi 7 mijë raste aktive dhe 1.540 viktima nga COVID-19 në Kosovë Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së premte janë konfirmuar 372 raste pozitive me COVID-19 dhe janë regjistruar 6 viktima.

IKSHPK-ja ka bërë të ditur se gjatë ditës së enjte në Komunën e Suharekës janë identifikuar 9 raste pozitive me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

Rastet tjera pozitive janë nga komunat: Prishtinë 156 raste, Prizren 33 raste, Pejë 32 raste, Gjakovë 16 raste, Lipjan 14 raste, Obiliq 14 raste, Fushë-Kosovë 13 raste, Istog 10 raste, Mitrovicë 9 raste, Deçan 8 raste, Gjilan 8 raste, Ferizaj 7 raste, Podujevë 6 raste, Klinë 5 raste, Vushtrri 5 raste, Dragash 4 raste, Graçanicë 4 raste, Kaçanik 3 raste, Rahovec 3 raste, Drenas 2 raste, Kamenicë 2 raste, Shtime 2 raste, Skenderaj 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Junik, Malishevë dhe Novobërdë.

Gjithashtu, janë shëruar 333 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 55.224 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.041.

Numri total i rasteve pozitive është 63.805 raste nga 261.492 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.540 raste të vdekjes.