Mbi 7 mijë raste aktive dhe 1.534 viktima nga COVID-19 në Kosovë

12.02.2021

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së enjte janë konfirmuar 344 raste pozitive me COVID-19 dhe janë regjistruar 2 viktima. IKSHPK-ja ka bërë të ditur se gjatë ditës së enjte në Komunën e Suharekës janë identifikuar 10 raste pozitive me COVID-19, shkruan SuharekaOnline. Rastet tjera pozitive janë nga komunat: […]

Mbi 7 mijë raste aktive dhe 1.534 viktima nga COVID-19 në Kosovë Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së enjte janë konfirmuar 344 raste pozitive me COVID-19 dhe janë regjistruar 2 viktima.

IKSHPK-ja ka bërë të ditur se gjatë ditës së enjte në Komunën e Suharekës janë identifikuar 10 raste pozitive me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

Rastet tjera pozitive janë nga komunat: Prishtinë 127 raste, Podujevë 27 raste, Prizren 25 raste, Vushtrri 18 raste, Pejë 14 raste, Ferizaj 13 raste, Fushë-Kosovë 12 raste, Gjakovë 12 raste, Mitrovicë 12 raste, Obiliq 12 raste, , Gjilan 9 raste, Dragash 8 raste, Drenas 8 raste, Lipjan 6 raste, Rahovec 6 raste, Skenderaj 6 raste, Klinë 4 raste, Malishevë 4 raste, Deçan 3 raste, Istog 2 raste, Kamenicë 2 raste, Kaçanik 2 raste dhe me nja 1 rast komunat Graçanicë dhe Viti.

Gjithashtu, janë shëruar 230 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 54.891 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.008.

Ndërsa, numri total i rasteve pozitive është 63.433 raste nga 258.636 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.534 raste të vdekjes.