Mbi 7 mijë qytetarë nga Kosova drejt bregdetit shqiptar

19.09.2020

Qytetarët e Kosovës nuk i ka penguar ulja e temperaturave ditëve të fundit, ata edhe këtë fundjavë janë nisur drejt bregdetit shqiptar. Burime për Abc News bëjnë me dije se fluks i madh makinash është shënuar në Morinë, thuajse i njëjtë me fundjavat e tjera. Më shumë se 7 mijë qytetarë të Kosovës, në orët […]

Mbi 7 mijë qytetarë nga Kosova drejt bregdetit shqiptar Foto: Ilustrim

Qytetarët e Kosovës nuk i ka penguar ulja e temperaturave ditëve të fundit, ata edhe këtë fundjavë janë nisur drejt bregdetit shqiptar.

Burime për Abc News bëjnë me dije se fluks i madh makinash është shënuar në Morinë, thuajse i njëjtë me fundjavat e tjera.

Më shumë se 7 mijë qytetarë të Kosovës, në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune kanë kaluar në Morinë dhe destinacioni kryesor i tyre është bregdeti.

Ndërkohë forcat e policisë kufitare po përpiqen që të përshpejtojnë punën e tyre në mënyrë që të shmangin radhët e gjata të pritjes.