Mbi 7 mijë persona vaksinohen kundër COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

30.06.2021

Ardhja e kontingjenteve të vaksinës anti-COVID “Pfizer” në ditët e fundit ka bërë që të rritet numri i të vaksinuarve kundër këtij virusi në Kosovë. Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se përgjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë vaksinuar 7 mijë e 361 qytetarë kundër COVID-19. Poashtu nga kjo ministri e […]

Mbi 7 mijë persona vaksinohen kundër COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë Foto: Ilustrim

Ardhja e kontingjenteve të vaksinës anti-COVID “Pfizer” në ditët e fundit ka bërë që të rritet numri i të vaksinuarve kundër këtij virusi në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se përgjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë vaksinuar 7 mijë e 361 qytetarë kundër COVID-19.

Poashtu nga kjo ministri e udhëhequr nga Arben Vitia bëhet e ditur se që nga fillimi i vaksinimit e deri tani janë dhënë 179 mijë e 29 doza të vaksinës.

Ndërsa sa i përket vaksinimit me dy dozat, bëhet e ditur se deri tani 41 mijë e 573 qytetarë kanë marrë dozën e dytë të vaksinës.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.361 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 179.029 doza të vaksinës. Deri më sot 41.573 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, është thënë nga Ministria e Shëndetësisë.

Qytetarët e Republikës së Kosovës janë duke u vaksinuar me doza të vaksinës “AstraZeneca” dhe “Pfizer”.

Kujtojmë që gjatë ditës së djeshme ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se tashmë edhe personat mbi 55 vjeç dhe ata që për udhëtime kanë kusht vaksinimin, do të mund të vaksinohen kundër COVID-19 në Kosovë.