Mbi 64 mijë e 200 persona të vaksinuar plotësisht ndaj COVID-19 në Kosovë

12.07.2021

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar 12 raste të reja me COVID-19, ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. “Nga 1.898 testime, 12 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 13 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm […]

Mbi 64 mijë e 200 persona të vaksinuar plotësisht ndaj COVID-19 në Kosovë Foto: Ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar 12 raste të reja me COVID-19, ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

“Nga 1.898 testime, 12 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 13 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.457. Në total numri i rasteve aktive është 133.”, thuhet në njoftimin e MSh-së.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 919 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 253 mijë e 858 doza të vaksinës.

Deri më sot 64 mijë e 276 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.