Mbi 6 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë e mbi 56 mijë të shëruar

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së mërkurë janë konfirmuar 297 raste pozitive me COVID-19.

IKSHPK-ja po ashtu ka bërë të ditur se në Komunën e Suharekës gjatë ditës së dielë janë identifikuar 4 raste pozitive me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

Gjithashtu, janë shëruar 311 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 56.655 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.857.

Ndërsa, numri total i rasteve pozitive është 65.065 raste nga 274.160 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.553 raste të vdekjes.

RAPORTO