Në vendin tonë aktualisht numri i rasteve aktive me virusin COVID-19 është 576.
Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë kanë njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 29 raste të reja me COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit e deri tani në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.835.687 doza të vaksinës, ku me dozën e parë janë vaksinuar 904,171 qytetarë.
Deri më sot 824.555 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa janë dhënë 105.037 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm 1,732 persona.