Mbi 54 mijë të shëruar nga COVID-19 në Kosovë

10.02.2021

Instituti Kombëtar ka njoftuar se gjatë ditës së martë janë regjistruar 234 raste të reja me COVID-19 dhe janë raportuar 2 viktima nga ky virus. IKSHPK-ja ka bërë të ditur se në Komunën e Suharekës gjatë ditës së martë nuk është identifikuar asnjë rast pozitiv me COVID-19. Të martën, janë shëruar 209 pacientë derisa numri […]

Mbi 54 mijë të shëruar nga COVID-19 në Kosovë Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar ka njoftuar se gjatë ditës së martë janë regjistruar 234 raste të reja me COVID-19 dhe janë raportuar 2 viktima nga ky virus.

IKSHPK-ja ka bërë të ditur se në Komunën e Suharekës gjatë ditës së martë nuk është identifikuar asnjë rast pozitiv me COVID-19.

Të martën, janë shëruar 209 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 54.440 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.814.

Numri total i rasteve pozitive është 62.782 raste nga 254.568 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.528 raste të vdekjes.

Ndërsa, rastet tjera janë nga këto vendbanime: Prishtinë 109 raste, Prizren 50 raste, Gjakovë 16 raste, Pejë 8 raste, Gjilan 7 raste, Malishevë 7 raste, Rahovec 6 raste, Fushë-Kosovë 5 raste, Drenas 4 raste, Ferizaj 3 raste, Graçanicë 2 raste, Hani i Elezit 2 raste, Istog 2 raste, Kamenicë 2 raste, Obiliq 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Lipjan, Mamushë, Mitrovicë, Podujevë, Shtime, Shtërpcë dhe Vushtrri