Mbi 53 mijë të shëruar nga COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se gjatë ditës mërkurë janë konfirmuar 341 dhe janë regjistruar 3 viktima.

IKSHPK-ja ka njoftuar se gjatë ditës së mërkurë në Komunën e Suharekës janë identifikuar 10 raste pozitive me COVID-19 dhe është regjistruar një viktimë e moshës 40 vjeç, shkruan SuharekaOnline.

Vendbanimet e rasteve të djeshme në Komunën e Suharekës janë: Greikoc (1), Nëpërbisht (1), Peqan (3), Sallagrazhdë (1), Studençan (1) dhe Suharekë (3).

Gjithashtu, janë shëruar 207 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 53.017 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.560.

Ndërsa, numri total i rasteve pozitive është 61.086 raste nga 240.696 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.509 raste të vdekjes.

Rastet tjera pozitive janë nga komunat: Prishtinë 113 raste, Prizren 57 raste, Podujevë 21 raste, Vushtrri 14 raste, Gjilan 13 raste, Lipjan 13 raste, Ferizaj 12 raste, Pejë 12 raste, Gjakovë 11 raste, Mitrovicë 11 raste, Fushë-Kosovë 9 raste, Malishevë 9 raste, Skenderaj 7 raste, Klinë 5 raste, Viti 5 raste, Drenas 4 raste, Obiliq 3 raste, Rahovec 3 raste, Dragash 2 raste, Istog 2 raste, Kamenicë 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Shtime dhe Shtërpcë 1 rast.

RAPORTO