Mbi 53 mijë të shëruar nga COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së premte janë konfirmuar 284 raste pozitive me COVID-19 dhe janë regjistruar 5 viktima.
IKSHPK-ja ka bërë të ditur se gjatë ditës së premte në Komunën e Suharekës janë identifikuar 8 raste pozitive me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.
Vendbanimet e të infektuarve me COVID-19 janë: Gelancë (2), Greikoc (1), Peqan (2), Sallagrazhdë (1), Samadrexhë (1) dhe Studençan (1).
Gjithashtu, janë shëruar 224 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 53.455 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.714.
Ndërsa, numri total i rasteve pozitive është 61.688 raste nga 244.950 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.519 raste të vdekjes.
Rikujtojmë se të premtën është bërë kategorizimi i ri i komunave, ku Komuna e Suharekës nga zona e verdhë ka kaluar në zonën e kuqe.
Në zonën e kuqe, qarkullimi i qytetarëve lejohet deri në ora 21:30.