Mbi 52 mijë të shëruar nga COVID-19 në Kosovë

03.02.2021

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së martë janë konfirmuar 245 raste pozitive me COVID-19 dhe janë regjistruar 3 viktima. IKSHPK-ja ka bërë të ditur se gjatë ditës së martë në Komunën e Suharekës janë identifikuar 7 raste pozitive me COVID-19 dhe është raportuar për një viktimë të moshës […]

Mbi 52 mijë të shëruar nga COVID-19 në Kosovë Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së martë janë konfirmuar 245 raste pozitive me COVID-19 dhe janë regjistruar 3 viktima.

IKSHPK-ja ka bërë të ditur se gjatë ditës së martë në Komunën e Suharekës janë identifikuar 7 raste pozitive me COVID-19 dhe është raportuar për një viktimë të moshës 62 vjeç, shkruan SuharekaOnline.

Gjithashtu, janë shëruar 189 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 52.810 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.429.

Ndërsa numri total i rasteve pozitive është 60.745 raste nga 238.339 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.506 raste të vdekjes.