Mbi 51 mijë të shëruar nga COVID-19 në Kosovë

28.01.2021

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së mërkurë janë identifikuar 301 raste të reja pozitive me COVID-19 dhe janë regjistruar 8 viktima. IKSHPK-ja ka njoftuar se dje në Komunën e Suharekës janë identifikuar 16 raste të reja me COVID-19, shkruan SuharekaOnline. Vendbanimet e rasteve me COVID-19 në Komunën e […]

Mbi 51 mijë të shëruar nga COVID-19 në Kosovë Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së mërkurë janë identifikuar 301 raste të reja pozitive me COVID-19 dhe janë regjistruar 8 viktima.

IKSHPK-ja ka njoftuar se dje në Komunën e Suharekës janë identifikuar 16 raste të reja me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

Vendbanimet e rasteve me COVID-19 në Komunën e Suharekës janë: Bukosh (1), Dobërdelan (1), Gelancë (1), Samadrexhë (1), Semetisht (2) dhe Suharekë (10)

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 181 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 51.518 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.991.

Ndërsa, numri total i rasteve pozitive është 58.988 raste nga 225.830 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.479 raste të vdekjes.