Mbi 51 mijë qytetarë vaksinohen kundër COVID-19 në Kosovë

19.05.2021

Është duke vazhduar procesi i vaksinimit kundër COVID-19 në Kosovë në të gjitha QKMF-të e vendit dhe sallën “1 Tetori” në Prishtinë. Koordinatori i qendrës së vaksinimit në sallën “1 Tetori”, Niman Bardhi ka thënë se edhe sot është duke vazhduar vaksinimi në sallën ‘1 Tetori’ dhe të gjitha qendrat tjera në nivel vendi. Deri […]

Mbi 51 mijë qytetarë vaksinohen kundër COVID-19 në Kosovë Foto: Ilustrim

Është duke vazhduar procesi i vaksinimit kundër COVID-19 në Kosovë në të gjitha QKMF-të e vendit dhe sallën “1 Tetori” në Prishtinë.

Koordinatori i qendrës së vaksinimit në sallën “1 Tetori”, Niman Bardhi ka thënë se edhe sot është duke vazhduar vaksinimi në sallën ‘1 Tetori’ dhe të gjitha qendrat tjera në nivel vendi. Deri në këto momente janë vaksinuar mbi 250 persona, ndërsa nëse llogarisim shifrën totale rreth 1,430.

“Për pjesën e përgjithshme që nga fillimi i vaksinimit. Shifra totale është mbi 51 mijë vaksina të dhëna tashmë. Sa i përket vaksinimit të personave me moshën mbi 65 vjeç janë duke u vaksinuar edhe nga personeli shëndetësor dhe gjithçka është duke shkuar në rregull”, ka deklaruar Bardhi.

Ai ka thënë se ende ka shqetësime nga qytetarët për aplikimin online, por që sipas tij, janë duke punuar që të krijojnë lehtësira.