Mbi 500 persona për një javë aplikuan për pensionin e arsimtarëve të viteve 90-ta

25.08.2019

Kanë kaluar saktësisht një javë që kur Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka filluar për zbatimin e Ligjit Nr.06/L-073 për Statusin e Punëtorëve të Arsimit Shqip të Republikës së Kosovës. Indeksonline ka kontaktuar MPMS-në e cila ka dhënë shifra të numrit të aplikuesve në javën e parë pas hapjes së afatit për aplikim. “Deri […]

Mbi 500 persona për një javë aplikuan për pensionin e arsimtarëve të viteve 90-ta Foto: Ilustrim

Kanë kaluar saktësisht një javë që kur Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka filluar për zbatimin e Ligjit Nr.06/L-073 për Statusin e Punëtorëve të Arsimit Shqip të Republikës së Kosovës.

Indeksonline ka kontaktuar MPMS-në e cila ka dhënë shifra të numrit të aplikuesve në javën e parë pas hapjes së afatit për aplikim.

“Deri më tani kanë parashtruar mbi 500 kërkesa. Shumica e aplikuesve posedojnë të gjitha dokumentet e nevojshme për të përfituar këtë pension” thuhet në përgjigjen e MPMPS-së.

Afati për aplikim mbetet i hapur deri me 31 nëntor të këtij vitit. MPMS u bënë apel të gjithë ish-punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës nga viti 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99, që t’u përmbahen afateve për parashtrim të kërkesës, derisa formularin dhe udhëzimet e nevojshme mund të merren në të gjitha Zyrat e Pensioneve.

Të gjithë ata që ende nuk kanë aplikuar, duhet ta dinë se dokumentet e nevojshme për aplikim janë këto:

Kopja e lejes së njoftimit të Republikës së Kosovës;

• Ekstrakti i lindjes;

• Ekstraktin e kurorëzimit (për pension familjar);

• Faturën e tatimit në pronë;

• Vërtetimin nga Drejtorati Komunal i Arsimit, apo Rektorati për periudhën e shërbimit në sistemin e arsimit shqip të Republikës së Kosovës;

• Kopjen e vendimit për përfituesit e pensionit bazë, përkatësisht kontributiv.