Mbi 50 mijë të shëruar nga COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së enjte janë identifikuar 296 raste të reja me COVID-19 dhe janë regjistruar 7 viktima.

IKSHPK-ja ka bërë të ditur se gjatë ditës së enjte në Komunën e Suharekës janë regjistruar 25 raste pozitive me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

Vendbanimet e rasteve të djeshme janë: Bllacë (1), Gelancë (2), Leshan (1), Mushtisht (2), Nishor (1) Reçan (2), Samadrexhë (3) Studençan (3) Suharekë (8) dhe Vraniq (2).

Gjithashtu, gjatë ditës së enjte janë shëruar 202 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 50.184 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.411.

Ndërsa, numri total i rasteve pozitive është 57.028 raste nga 214.941 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.433 raste të vdekjes.

RAPORTO