Mbi 5 mijë raste aktive me COVID-19 e mbi 48 mijë të shëruar në Kosovë

16.01.2021

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së enjte janë regjistruar 296 raste të reja me COVID-19. IKSHPK-ja ka njoftuar se gjatë ditës së premte në Komunën e Suharekës janë identifikuar 15 raste të reja me COVID-19, shkruan SuharekaOnline. Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 526 pacientë, duke […]

Mbi 5 mijë raste aktive me COVID-19 e mbi 48 mijë të shëruar në Kosovë Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së enjte janë regjistruar 296 raste të reja me COVID-19.

IKSHPK-ja ka njoftuar se gjatë ditës së premte në Komunën e Suharekës janë identifikuar 15 raste të reja me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 526 pacientë, duke e arritur numrin e të shëruarve në 48.572 pacientë, numri i rasteve aktive aktualisht është 5.164.

Ndërsa, numri total i rasteve pozitive është 55.135 raste nga 205.35 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.399 raste të vdekjes.