Mbi 5 mijë raste aktive me Coronavirus, paralajmrohet ashpërsim i masave

05.11.2020

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se nga 1,626 testime që janë bërë dje kanë rezultuar pozitive 546, numër rekord ky për Kosovën, shkruan SuharekaOnline. IKSHPK-ja gjithashtu ka njoftuar se brenda 24 orëve janë raportuar nëntë raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv, duke e arritur numrin total të viktimave nga koronavirus […]

Mbi 5 mijë raste aktive me Coronavirus, paralajmrohet ashpërsim i masave Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se nga 1,626 testime që janë bërë dje kanë rezultuar pozitive 546, numër rekord ky për Kosovën, shkruan SuharekaOnline.

IKSHPK-ja gjithashtu ka njoftuar se brenda 24 orëve janë raportuar nëntë raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv, duke e arritur numrin total të viktimave nga koronavirus në 714.

Deri më tani numri total i rasteve pozitive është 21,545 raste nga 100,395 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 107 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.829 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5,002.

Dje IKSHPK-ja ka identifikuar 6 raste të reja me COVID-19 në Komunën e Suharekës me vendbanimet në Krushicë të Epërme, Sllapuzhan dhe Suharekë, transmeton SuharekaOnline.

Ndërsa nga komunat tjera prinë Prishtina me 286 raste e pasuar nga Gjakova me 37 raste dhe Fushë Kosova me 31 raste dhe komuna tjera si komuna Prizren 28 raste, komuna Ferizaj 27 raste, komuna Gjilan 17 raste, komuna Lipjan 15 raste, komuna Obiliq 12 raste, komuna Rahovec 12 raste, komuna Vushtrri 12 raste, komuna Pejë 11 raste, komuna Deçan 10 raste, komuna Drenas 9 raste, komuna Malishevë 8 raste, komuna Mitrovicë 4 raste, komuna Shtime 4 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Kaçanik 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Kamenicë dhe Kllokot.