Mbi 460 mijë qytetarë të vaksinuar kundër COVID-19 në Kosovë

05.08.2021

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se deri më tani në Kosovë kundër COVID-19 janë vaksinuar gjithsejt 460 mijë e 297 persona. Duke u bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike gjatë 24 orëve vaksinën e kanë marrë 14 mijë e 616 persona. Ndërsa sa i përket vaksinimit me dozën e parë, deri […]

Mbi 460 mijë qytetarë të vaksinuar kundër COVID-19 në Kosovë Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se deri më tani në Kosovë kundër COVID-19 janë vaksinuar gjithsejt 460 mijë e 297 persona.

Duke u bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike gjatë 24 orëve vaksinën e kanë marrë 14 mijë e 616 persona.

Ndërsa sa i përket vaksinimit me dozën e parë, deri tani ndaj COVID-19 janë vaksinuar 297 mijë e 490 persona.

E plotësisht ndaj COVID-19 me dy dozat janë vaksinuar 162 mijë e 807 persona.

IKSHPK bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 221 raste të reja me COVID-19, derisa është shënuar një rast i vdekjes.

Gjatë kësaj kohe janë shëruar 21 persona, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.688.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 14.616 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 460.297 doza të vaksinës. Deri më sot 162.807 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.