Mbi 400 mijë kontribues kanë aplikuar për 10 përqindëshin, tërhiqen 186 milionë euro nga Trusti
Vlera e mjeteve që kanë tërhequr qytetarët e Kosovës nga Fondi Kursimeve Pensionale kap shumën e 186 milionë eurove. Ndërkaq, deri në javën e parë të janarit 2021, mbi 400 mijë kontribuues kanë aplikuar suksesshëm për tërheqjen e 10 përqindëshit. “Deri në javën e parë të janarit 2021, mbi 400 mijë kontribuues kanë aplikuar suksesshëm […]
Vlera e mjeteve që kanë tërhequr qytetarët e Kosovës nga Fondi Kursimeve Pensionale kap shumën e 186 milionë eurove.
Ndërkaq, deri në javën e parë të janarit 2021, mbi 400 mijë kontribuues kanë aplikuar suksesshëm për tërheqjen e 10 përqindëshit.
“Deri në javën e parë të janarit 2021, mbi 400 mijë kontribuues kanë aplikuar suksesshëm për tërheqjen e 10 përqindëshit”, ka thënë zëdhënësi i Trustit, Jeton Demi.
Sipas tij, numri i aplikuesve ka shënuar rënie në dhjetë ditshin e parë të janarit.
“Numri i aplikuesve 10 ditshin e parë të janarit është i ulët, krahasuar me javët e para të aplikimit, dhe është rreth 4 mijë kontribuues”, tha ai për Epoka e Re.
Ndërkaq, sa i përket vlerës se mjeteve që kanë tërhequr kontribuuesit nga 10 përqindëshi, Demi ka deklaruar se kjo shumë kap vlerën e 186 milionë euro.
“Deri më tani vlera e mjeteve që kanë përfituar kontribuuesit nga tërheqja e 10 përqindëshit është rreth 186 milionë euro”, ka deklaruar Demi.
Në bazë të Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike, qytetarëve të Kosovës u është mundësuar tërheqja e 10 për qind të shumës së siguruar për kursime pensionale.