“Mbi 40 mjekë kanë ikuar nga Kosova këtë vit”

23.02.2022

Në sektorin publik shëndetësor janë rreth 14 mijë të punësuar, prej tyre rreth 6 mijë mjekë. Mosha mesatare e mjekëve në Kosovë ka arritur rreth të 50-tave. Kjo po përbën shqetësim për kryetarin e Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiun, sipas të cilit, në bazë të parashikimeve deri në fund të këtij viti nga vendi do […]

“Mbi 40 mjekë kanë ikuar nga Kosova këtë vit” Foto: Ilustrim

Në sektorin publik shëndetësor janë rreth 14 mijë të punësuar, prej tyre rreth 6 mijë mjekë.

Mosha mesatare e mjekëve në Kosovë ka arritur rreth të 50-tave. Kjo po përbën shqetësim për kryetarin e Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiun, sipas të cilit, në bazë të parashikimeve deri në fund të këtij viti nga vendi do të largohen 300 mjekë.

‘’Këtë vit janë larguar 41 mjekë, nga ta 1 specialist, 19 specializantë dhe 21 mjekë të përgjithshëm. Shumica e këtyre mjekëve janë të sapo diplomuar dhe këta qysh në vitin e 6 e kanë përfunduar kursin e gjuhës, që të largohen menjëherë.

Ne e kemi paraparë këtë situatë dhe nëse nuk merren masa do të rritet ikja, dhe këtë  vit 300 mjekë do të largohen, derisa vitin e kaluar kanë qenë rreth 210 mjekë që kanë ikur nga Kosova’’, tha ai për Radio Kosovën.