Nga njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë (MSh) bëhet e ditur se aktualisht në vendin tonë janë 352 raste aktive me koronavirus.
Ndërkaq në 24 orët e fundit janë regjistruar 22 raste të reja me koronavirus ndërsa janë shëruar 20 qytetarë.
Ndryshe, numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.695.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 158 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.827.497 doza të vaksinës. Deri më sot 822.481 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 102.191 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.